FSHATI APRIP-GUR; FUSHË ARRËZ | SOKOL JAHA DHE EMILJAN PEPGJONAJ U ARRESTUAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read
Fshati Aprip-Gur, Fushë Arrëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Sokol Jaha, me moshë 50 vjeç.
2- Z. Emiljan Pepgjonaj, me moshë 20 vjeç.
Njoftim | Fushë Arrëz.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gurra”.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa-javor, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si autorë të kultivimit të 355 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të një hetimi disa-javor, të kryer me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.
Si rezultat i operacionit, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• E. P., 20 vjeç; dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip e Gurit, Fushë Arrëz.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas, në 15 parcela, në tokë publike, në fshatin Aprip e Gurit, kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments