top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ARST; FUSHË ARRËZ | SKËNDER NIKA DHE BARDHE NIKA U SULMUAN FIZIKISHT SEPSE NUK PRANUAN TË BËHESHIN PALË ME KULTIVUESIT E DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17
  • 2 min read

Updated: Jun 18

FSHATI ARST; FUSHË ARRËZ | SKËNDER NIKA DHE BARDHE NIKA U SULMUAN FIZIKISHT SEPSE NUK PRANUAN TË BËHESHIN PALË ME KULTIVUESIT E DROGËS.

Fshati Arst, Fushë Arrëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Një sulm fizik u ndërmor ndaj ty subjekte (bashkëshortë), konkretisht ndaj:

a- Z. Skënder Nika.

b- Znj. Bardhe Nika.


Ata konsiderohen qytetarë që nuk kanë pranuar të bëhen palë dhe të rekrutohen nga Agjentura vendore e Krimit Ordiner, e cila është e përfshirë kryesisht në kultivim bimësh narkotike (hashashi).

Viktimat e akteve kriminale
Viktimat e akteve kriminale

Deklaratë | Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i.

 

Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia.

 

Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s.

 

Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome.

 

Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar.

 

Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë.

 

Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza.

 

Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar.

 

Kam kërkuar ti betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar.

 

I vetmi konflikt ky është, tha z. Nika.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇

 

Fshati Arst, Fushë Arrëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Kristian Bala.

 

Ai konsiderohet i përfshirë në akte kriminale ndaj familjes Nika, z. Skënder Nika dhe bashkëshortes së tij, znj. Bardhe Nika; kanosje është ushtruar edhe ndaj djalit të tyre.

 Z. Skënder Nika
 Z. Skënder Nika

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page