top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | MBI 600 VETA TË ARRESTUAR NË PROTESTAT STUDENTORE; 85 PUNONJËS POLICIE TË PLAGOSUR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
13 hours ago
1 min read

Paris, Francë | Sipas ministrit të brendshëm Loran Nunjez (Laurent Nunez), u kryen 625 arrestime si pjesë e bllokadave dhe protestave studentore në Francë.


Në një qarkore dërguar prefektëve, ministri denoncoi një klimë të papranueshme dhune, veçanërisht kundër zbatimit të ligjit.


Tetëdhjetë e pesë punonjës policie dhe xhandarë thuhet se u plagosën, rreth njëqind më shumë që nga demonstratat e para të premten e kaluar.


Në një mesazh të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), udhëheqësi i “Francës së Papushuar” (Lfi), Zhan-Lyk Melonshon (Jean-Luc Mélenchon), bëri thirrje për mos ushtrim dhune.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page