top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | PROKURORIA E PARISIT KËRKON QË ILLN MASK (ELON MUSK) TË PARAQITET MË 20 PRILL; BRIGADA KUNDËR KRIMIT KIBERNETIK BASTISI DEGËN E “X FRANCE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Illn Mask (Elon Musk), pronari i rrjetit social virtual Iks (X) dhe ish-drejtoresha ekzekutive e rrjetit social, Linda Jakarino (Yaccarino), janë thirrur në një seancë dëgjimore të lirë më 20 prill nga zyra e prokurorit të Parisit”.


Kështu njoftoi zyra e prokurorit francez në një deklaratë.


Brigada franceze kundër krimit kibernetik bastisi degën e rrjetit social virtual Iks (X) në Francë si pjesë e hetimit penal paraprak të nisur në Francë mbi algoritmet e dyshimta të përdorura nga Iksi (X) dhe Grok-u.


Sistemi francez i drejtësisë penale ka hetuar funksionimin e rrjetit social virtual (më parë Twitter) që nga fillimi i vitit 2025, pas një raporti nga deputeti i Presidentit Emanuel Makron, i quajtur Erik (Éric) Bothorel (Ansemble!) më 12 janar 2025.


Kërkimi në selinë e “X France” po kryhet nga njësia e krimit kibernetik, në bashkëpunim me agjentët e Europol-it, për të shqyrtuar në veçanti funksionimin e algoritmeve të Iksit (X).


Entiteti ligjërisht përgjegjës për rrjetin social ndodhet në Irlandë.


X France” merret vetëm me komunikimet dhe marrëdhëniet me publikun.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page