top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: NDALUAM NJË ANIJE CISTERNË NAFTE TË LIDHUR ME RUSINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25
  • 1 min read

Paris, Francë | Franca ndaloi një anije cisternë nafte të lidhur me Rusinë në brigjet e Siçilisë në fillim të kësaj jave”.


Kështu tha presidenti Emanuel Makron në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).


Të martën, marina franceze hipi në cisternën e naftës Deliver ndërsa ajo po kalonte tranzit pranë brigjeve të Siçilisë, në shkelje të ligjit detar”, tha ai, duke shtuar se anija ishte i lidhur me të ashtuquajturën flotë në hije të Moskës, e përdorur për të anashkaluar sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.


Anija me flamur kamerunian, e cila po lundronte nga Primorsk-u i Rusisë, u shoqërua nga marina franceze në një vend ankorimi për inspektim të mëtejshëm”, thanë autoritetet detare.


Që nga shtatori, Franca ka kryer inspektime në bordin e katër anijeve të tjera që besohet të jenë të flotës në hije ruse, përfshirë një në fund të majit në Atlantik me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve të tjerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page