top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË: LE PEN E PARA NË SONDAZHIN POLITIK TË REVISTËS FIGARO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 31, 2024
  • 1 min read

Paris, Francë | Znj. Marine Le Pen, renditet e para në 10-shen e personaliteteve politike franceze, të krijuara nga instituti Verian-Epoka, për revistën Le Figaro (për herë të parë).

Në pyetjen: Për cilin nga personalitetet e mëposhtme, do të dëshironit të thoshit se dëshironi t'i shihni të luajnë një rol të rëndësishëm në muajt dhe vitet në vijim? 40% e francezëve tregojnë udhëheqësen e Rassemblement National (Rn), duke e vendosur kështu në vendin e parë, në mesin e politikanëve të “Përtej Alpeve”.

Një progres i fortë krahasuar me vitin 2010, kur kryesuesi i flakës trengjyrësh bardhekuq dhe blu ishte në masën 14%.

Ish-kryeministri i presidentit Emanuel Makron, Edouard Philippe, pason në vendin e dytë në renditje (39%), dhe në vendin e tretë është sekretari i RN, Jordan Bardella (37%).

Të dhëna të tjera: Marion Maréchal, mbesa e Le Pen, e cila u largua nga RN për t'iu bashkuar partisë ultra të djathtë Reconquete të Eric Zemmour, vjen në vendin e katërt (29%).

Ndërsa emërimi i fundit i të riut Gabriel Attal në krye të qeverisë nuk duket se i sjell dobi indeksit të besimit të presidentit Makron, i qëndrueshëm në 24%.

Vetë Attal mbledh 33% të pëlqimeve.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page