top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | FINLANDA DO T’I BASHKOHET PROPOZIMIT TË FRANCËS PËR MBROJTJE TË PËRPARUAR BËRTHAMORE; NUMRI I VENDEVE QË I JANË BASHKUAR NISMËS SHKOI NË 10.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
5 days ago
1 min read

Paris, Francë | Finlanda ka vendosur t'i bashkohet parandalimit të avancuar bërthamor të propozuar në muajin mars nga presidenti Emanuel Makron (Macron) për vendet evropiane”.


Kështu njoftuan dy vendet në një deklaratë të përbashkët, duke shtuar se një grup koordinimi bërthamor do të krijohet në muajt e ardhshëm për të filluar zbatimin e këtij bashkëpunimi.


Kjo e çon në dhjetë (10) numrin e vendeve evropiane që i janë bashkuar nismës franceze.


Edhe pse Franca, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, është i vetmi vend evropian me armë bërthamore, kjo iniciativë përfshin shtete të tjera evropiane që vullnetarisht marrin pjesë në parandalimin bërthamor të Francës, por nuk përfshin ndonjë ndarje të vendimit përfundimtar, i cili mbetet në duart e kreut të shtetit francez.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page