BUJQIT SULMUAN PARLAMENTIN EUROPIAN ME VEZË DHE ME SHISHE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 1, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Rritet tensioni gjatë rrethimit të traktorëve në Bruksel.
Rreth njëqind fermerë hodhën shishe dhe vezë në ndërtesën e Parlamentit Europian, në hyrjen kryesore, të vendosur në Pallatin e Luksemburgut (Place de Luksemburg).
Policia, e rreshtuar me mjete kundër trazirave, pas barrierave të vendosura përgjatë gjithë perimetrit, aktivizoi topat e ujit.
Demonstruesit, të pranishëm në rrugët ngjitur me Parlamentin Europian me qindra traktorë, ndezën edhe fishekzjarre të shumta duke thirrur “Pa bujq nuk ka bujqësi”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments