top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCA U BË VEND PIONER NË EVROPË | DHOMA E ULËT MIRATOI PROJEKTLIGJIN QË NDALON MEDIAT SOCIALE VIRTUALE PËR FËMIJËT NËN 15 VJEÇ; LIGJI TANI I KALON SENATIT PËR VOTIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 minutes ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Dhoma e ulët e Parlamentit francez miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një projektligj që ndalon aksesin në mediat sociale virtuale për të miturit nën 15 vjeç për të mbrojtur shëndetin e tyre.


I mbështetur nga qeveria dhe i miratuar nga Asambleja Kombëtare me 130 vota pro dhe 21 kundër, projektligji tani do t'i shkojë Senatit për shqyrtim.


Nëse miratohet përfundimisht, Franca do të jetë vendi i parë evropian që vendos një kufizim të tillë moshe për qasjen (aksesin) në mediat sociale virtuale.


Kjo masë është një përparësi për Presidentin Emanuel Makron, i cili, e quajti votimin një hap të rëndësishëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page