top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KLEOPATRA HIPI NË FRON NË MOSHËN 17-VJEÇARE | VDIQ NË MOSHËN 39-VJEÇARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 1, 2024
  • 2 min read
ree

Kajro, Egjipt | Kleopatra hipi në fron në moshën 17-vjeçare, dhe vdiq në moshën 39-vjeçare.

Ajo fliste 9 gjuhë. Ajo dinte gjuhën e Egjiptit të lashtë, dhe kishte mësuar të lexonte hieroglifë, një rast unik në dinastinë e saj.

Me këtë njohuri, çdo libër në botë ishte i hapur për të.

Përveç gjuhëve, ajo studioi gjeografi, histori, astronomi, diplomaci ndërkombëtare, matematikë, alkimi, mjekësi, zoologji, ekonomi dhe disiplina të tjera.

Ajo u përpoq të merrte të gjitha njohuritë e kohës së saj.

Kleopatra kaloi shumë kohë në një lloj laboratori të lashtë.

Ajo shkroi disa vepra që lidhen me bimët dhe kozmetikën. Fatkeqësisht, të gjithë librat e saj u shkatërruan në zjarrin e Bibliotekës së madhe të Aleksandrisë, në vitin 391 pas Krishtit.

Fizikanti Galen studioi punën e saj, dhe ishte në gjendje të transkriptonte disa nga recetat e sajuara nga Kleopatra.

Një nga këto ilaçe, që Galen ua rekomandoi edhe pacientëve të tij, ishte një krem i veçantë që mund t'i ndihmonte burrat tullac të rifitonin flokët.

Librat e Kleopatrës përfshinin edhe këshilla bukurie, por asnjëra prej tyre nuk ka ardhur deri tek ne.

Mbretëresha e Egjiptit ishte gjithashtu e interesuar për shërimin bimor, dhe falë njohurive të saj të gjuhëve, ajo kishte akses në papiruset e shumta që kanë humbur sot.

Ndikimi i saj në shkenca dhe mjekësi ishte i njohur në shekujt e hershëm të krishterimit. Ajo, pa dyshim, është një figurë unike në historinë e njerëzimit.

📷 Elizabeth Taylor në Kleopatra (1963) nga Joseph L. Mankiewicz | Arkivi i Historisë Universale.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page