FORLI | DANIELE SARTINI U ARRESTUA; GJYKATA I SHQIPTOI MASË SIGURIMI ARREST NË BURG”; DENALDO MAXHALLAKU U GJET I VRARË ME ARMË ZJARRI.


Forli, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:
1- Z. Daniele Sartini, me moshë 29 vjeç.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë zjarri me disa të shtëna të:
1- Z. Denaldo Maxhallaku, me moshë 31 vjeç, qytetar shqiptar, ngjarje kriminale e ndodhur në Longiano; kufomën e të cilit e hodhi në një pusetë dhe më pas i dogji automjetin.
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se vrasja u krye sepse dorasi i kishte borxh një shumë të hollash të lidhura me tregtinë e drogës.
Hetimet penale paraprake po vijojnë; ndaj të arrestuarit u shqiptua masa e sigurimit “arrest në burg”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments