top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FORCAT USHTARAKE TË UKRAINËS GODITËN NJË UZINË RUSE TË GAZIT NË ORENBURG (1300 KM LARG NGA VIJA E FRONTIT TË LUFTËS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Dronët ukrainas kanë goditur dhe shkatërruar pjesërisht një uzinë ruse të rafinimit të gazit natyror në Orenburg, në rajonin me të njëjtin emër në kufi me Kazakistanin, rreth 1300 kilometra në vijë ajrore nga fronti ruso-ukrainas.


Nuk ka viktima”.


Guvernatori i oblastit rus, Jevgeni (Yevgeny) Solntsev, raportoi incidentin, duke cituar mediat ukrainase, përfshirë “Ukrinform” dhe “RBC-Ukrainë”.


Pas një sulmi me dron, një zjarr shpërtheu në një nga termocentralet. Të gjitha shërbimet e emergjencës u dërguan për të eliminuar pasojat”, shkroi guvernatori rajonal.


Enti mediatik “RBC” vëren se termocentrali i Orenburgut është një nga infrastrukturat më të rëndësishme për prodhimin e gazit rus, me një kapacitet prej 45 miliardë metrash kub gaz në vit.


Ai është gjithashtu i lidhur me nxjerrjen e gazit natyror në Kazakistan dhe është pjesë e ndërmarrjes së përbashkët ruso-kazake KazRosGaz.


Termocentrali është nën sanksione të BE-së.


Konflikti ruso-ukrainas ka parë një rritje të ndërhyrjeve kundër objekteve ruse të hidrokarbureve, që synojnë dëmtimin e prodhimit dhe tregtisë, gjë që ushqen arkat ruse dhe aftësitë ushtarake të Moskës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page