FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT KA MARRË URDHËR PËR TË VRARË ÇDO LUFTËTAR TË HEZBOLLAHUT NË LIBANIN JUGOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Ushtria izraelite ka marrë urdhër për të vrarë çdo luftëtar të Hezbollahut në zonën jugore të Libanit që shtrihet nga kufiri izraelito-libanez deri në lumin Litani, i cili, rrjedh rreth 30 kilometra në veri”.
Kështu thuhet në një deklarate ushtarake të lëshuar sot.
“Kam dhënë urdhrin që zona jugore e Libanit deri në Litani të shndërrohet në një zonë vdekjeprurëse të qitjes për çdo terrorist të Hezbollahut”.
Kështu thuhet në deklaratë, duke cituar Gjenerallejtënant Eial Zamir (Eyal Zamir), Shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjatë një vizite në trupat izraelite të vendosura në tokën libaneze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments