FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): MOS HIPNI NË TREN SOT (MESAZH PËR QYTETARËT IRANIANË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite u ka kërkuar iranianëve të mos udhëtojnë me tren sot deri në orën 21:00 sipas kohës iraniane (18:30 sipas kohës shqiptare) sepse kjo rrezikon jetën e tyre.
“Njoftim urgjent për përdoruesit dhe pasagjerët e trenit në Iran”, tha kanali i Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në gjuhën persi.
“Qytetarë të dashur, për sigurinë tuaj, ju lutemi të përmbaheni nga përdorimi dhe udhëtimi me tren në të gjithë Iranin nga tani deri në orën 21:00 (me kohën iraniane). Prania juaj në trena dhe pranë linjave hekurudhore vë jetën tuaj në rrezik”, u tha në njoftim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments