FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) NISI SULMET E PARA AJRORE KUNDËR HEZBOLLAHUT PAS ARMËPUSHIMIT NË LIBAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) pohoi se ka kryer disa sulme në Libanin jugor gjatë 24 orëve të fundit kundër militantëve të Hezbollahut të cilët shkelën marrëveshjet e armëpushimit”.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Times of Israel” - duke specifikuar se kjo është shkelja e parë e tillë që kur armëpushimi hyri në fuqi në vend.
Sipas ushtrisë izraelite, trupat që vepronin në jug të “Vijës së Verdhë” të vendosur nga IDF-ja identifikuan terroristët që shkelën marrëveshjet e armëpushimit dhe iu afruan forcave të Tel Avivit nga veriu i Vijës, duke paraqitur një kërcënim të menjëhershëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments