FORCA E PËRKOHSHME E KOMBEVE TË BASHKUARA NË LIBAN (UNIFIL): TANKU IZRAELIT GODITI AUTOMJETET TONA NË LIBANIN JUGOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Nakura, Liban | Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) raportoi se një tank izraelit goditi automjetet e saj në jug të vendit sot.
“Në dy raste sot, ushtarët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) goditën automjete të UNIFIL-it me një tank Merkava, në një rast duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Ushtarët kishin bllokuar një rrugë në Baiada (Bayada) që përdorej për të hyrë në pozicionet e UNIFIL-it”.
Kështu thuhej në një postim të OKB-së në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments