FORCA E PËRKOHSHME E KOMBEVE TË BASHKUARA NË LIBAN (UNIFIL): MJAFT ME SULMET E QËLLIMSHME KUNDËR USHTARËVE TË OKB-së; SULMET PËRBËJNË KRIME LUFTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 minutes ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Ne kemi nisur një hetim për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur”.
Kështu njoftoi Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) duke pohuar vdekjen e dy paqeruajtësve sot në Libanin jugor, pranë Bani Haianit (Hayyan) - duke shtuar se një shpërthim me origjinë të panjohur shkatërroi automjetin e tyre dhe një paqeruajtës i tretë u plagos rëndë dhe një i katërt pësoi lëndime.
“Sulmet e qëllimshme kundër paqeruajtësve përbëjnë shkelje të rënda dhe mund të përbëjnë krime lufte. Kostoja njerëzore e këtij konflikti është shumë e lartë. Dhuna, siç e kemi thënë, duhet të marrë fund”, tha UNIFIL-i.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments