FMN-ja RIVENDOI MARRËDHËNIET ME VENEZUELËN (ISHIN NDËRPRERË NË VITIN 2019).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 17
- 1 min read
Karakas, Venezuelë | Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rivendosur marrëdhëniet me Venezuelën, të cilat, ishin pezulluar në vitin 2019.
“FMN-ja ka nisur një dialog me qeverinë e Venezuelës, nën administrimin e Presidentit të përkohshëm Delcy Rodriguez”, njoftoi Fondi.
Marrëdhëniet u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi njohjen e qeverisë së ish-diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikols (Nicolás) Maduro.
I mbështetur nga shumica e vendeve anëtare, vendimi aktual i institucionit të udhëhequr nga Kristalina Georgieva hap mundësinë e mbështetjes financiare në të ardhmen për Venezuelën, nëse qeveria e Karakasit e kërkon atë.
Marrëdhëniet u pezulluan shtatë vjet më parë kur FMN-ja njohu opozitën si autoritetin legjitim.
Afrimi është pjesë e një procesi më të gjerë të normalizimit ndërkombëtar dhe lehtësimit të sanksioneve, me qëllim nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike të vendit të Amerikës së Jugut që ende po përballet me një krizë të thellë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments