“FLUKSI” 3 | 30 VJEÇARIT NGA SUKTHI POLICIA I SEKUESTROI 100460 PAUND.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 12, 2023
- 1 min read

Porti i Durrësit, Shqipëri | U finalizua operacioni policor i koduar “Fluksi 3”, (i treti gjatë kësaj jave), për goditjen e një përpjekjeje për të futur para të padeklaruara në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilat, dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Vlera finaciare e shumës së sekuestruar është 100460 paund.
U arrestua në kushtet e flagrancës 30-vjeçari D. P., 30 vjeç, që vinte nga Anglia, dhe që u përpoq t’i fuste paratë në Shqipëri nëpërmjet një çante dore, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)































Comments