top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FLORIAN RAMA U ARRESTUA NË MBRETËRINË E BASHKUAR | AKUZOHET PËR VRASJEN E NJË MAROKIENI NË SPANJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 28, 2024
  • 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Z. Florian Rama, me moshë 30 vjeç, doli sot përpara një gjykate spanjolle.

Ai akuzohet për vrasjen z. Soufian Mhara, me moshë 24 vjec, qytetar morokien (ngjarje kriminale e ndodhur në vitin 2019).

Z. Rama u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku prej u ekstradua në Mbretërinë e Spanjës.

I dyshuari, ka mbërritur rreth orës 13:00 me një furgon të policisë, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të mos dëshmuar. Në dyer, familjarët dhe miqtë e viktimës shpërthyen me thirrjet ‘vrasës’, duke shkaktuar momente tensioni dhe dhimbje të jashtëzakonshme. Të afërmit e z. Soufian kërkuan ‘drejtësi’ siç bënë menjëherë pas krimit. Motra e të riut, Siham, donte të falënderonte punën e hetuesve dhe veçanërisht të z. Manuel Korral (Corral) që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me familjarët e viktimës”, thuhet në një koment të shtypit vendas.

Z. Soufian mori tre plagë me thikë, një fatale, pas një debati brenda një njësie shërbimi (bar-kafe).

Autori u largua nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë.

Garda Civile filloi një hetim të fokusuar në imazhet dhe videot e asaj nate.

I dyshuari gabimisht është identifikuar me një person tjetër, i cili pasi është arrestuar dhe burgosur është liruar kur është vërtetuar se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur sulmi.

Prej aty u mblodhën dhjetëra imazhe, duke çuar në atë që mund të ishte përfundimtar, i cili u shpërnda në media për të kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve.

Puna e Gardës Civile lejoi identifikimin e të dyshuarit, një shtetas shqiptar, i cili në atë kohë ndodhej në Vigo dhe kishte udhëtuar drejt Salcedës, me një urdhër kontrolli nga një gjykatë në Cambados për trafik droge, dhe që filloi një udhëtim deri në mbërritjen në Mbretërinë e Bashkuar, ku u bë e mundur të arrestohej.

Motra e z. Soufian kërkoi që hetimi të vazhdonte. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
!
Widget Didn’t Load
Check your internet and refresh this page.
If that doesn’t work, contact us.
bottom of page