FILIPINE: PAS SULMIT TERRORIST ISLAMIK FILIPINET NXORRËN USHTRINË NË RRUGË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 3, 2023
- 2 min read

Manila, Filipine | Forcat filipinase ishin në gatishmëri të lartë, sot, pasi një bombë shpërtheu që vrau katër veta, por jo vetëm, edhe plagosi disa të tjerë, gjatë një meshe katolike të së dielës, në një gjimnaz të Universitetit të Mindanaos, në pjesën jugore të vendit.
Autoritetet filipinase e përshkruan sulmin si terrorizëm islamik.
“Unë dënoj në termat më të ashpër të mundshëm, aktet e pakuptimta, dhe më të urryera të kryera nga terroristët e huaj”, tha presidenti. Ferdinand Markos i Riu (Marcos Jr.)
“Ekstremistët që përdorin dhunën kundër të pafajshmëve do të shihen gjithmonë si armiq të shoqërisë sonë”, shtoi ai.
Shpërthimi në Maruai (Marawi), një qytet i rrethuar për pesë muaj në vitin 2017 nga xhihadistët që ishin zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik, pasoi një operacion ushtarak, të premten, në Maguindanao del Sur, rreth 200 km larg, në të cilin, u vranë 11 militantë.
Duke bërë thirrje për qetësi, presidenti Markos (Marcos) than ë rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se: “ai kishte udhëzuar policinë dhe forcat e armatosura të garantojnë mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë e komuniteteve të cenueshme dhe të prekura.”
“Të jeni të sigurt se ne do t'i nxjerrim para drejtësisë autorët e këtij akti të pamëshirshëm”, shtoi ai.
Komandanti i përgjithshëm Gabriel Viray III e quajti sulmin një akt terrorist, duke folur me gazetarët, ndërsa ekspertët e asgjësimit të eksplozivëve ishin vendosur në vendngjarje.
“Aktualisht jemi në gatishmëri të lartë, dhe trupat tona mbeten në gatishmëri, ndërsa po përpiqemi të sqarojmë motivin, dhe të identifikojmë autorët, për të përcaktuar se kush qëndron pas kësaj”, tha gjenerali në fajlë.
Universiteti i Mindanaos, në një mesazh të postuar në faqen e tij në Facebook, shprehu trishtim dhe neveri të thellë për aktin e dhunës që ndodhi gjatë një tubimi fetar, dhe njoftoi se mësimet janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.
Të shtunën e kaluar, ushtria filipinase njoftoi se kishte vrarë 11 xhihadistë, duke përfshirë anëtarë të grupit Daulah Islamiya-Filipine, të lidhur me Shtetin Islamik, në një operacion në Maguindanao del Sur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























Comments