top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER: U ARRESTUA KLAJDI MALAJ | BASTE + DROGË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jan 17, 2025
1 min read

Updated: Dec 8, 2025

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klajdi Malaj, me moshë 28 vjeç.

 

Ai u arrestua sepse u kap me drogë dhe në përfshirje veprimtarish që lidhen me vënie bastesh një lokalin e tij në Patos.

 

Njoftim | Zbulohet një lokal në Patos, ku shiteshin doza Kokaine dhe Cannabisi, si dhe viheshin baste me celular, ndërsa në pranga ka rënë pronari i ambientit.

 

Policia bën me dije se gjatë operacionit “Multiple”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Patos.

 

Nga kontrolli në lokalin e e tij, në Patos, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI SANXHAK; KURBIN | KLODIAN NDOJ U ARRESTUA.

Fshati Sanxhak, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Klodian Ndoj, me moshë 47 vjeç. Njo

 
 
 
BESIANË (PODUJEVË) | ELHAMI QITAKU U ARRESTUA.

Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Elhami Qitaku, me moshë 23 vjeç. Gjatë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page