top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER | ENKELIAN KOLA U ARRESTUA; TREGTAR KOKAINE ME PAKICË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jun 8
2 min read
FIER | ENKELIAN KOLA U ARRESTUA; TREGTAR KOKAINE ME PAKICË.

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Enkelian Kola, me moshë 38 vjeç.


Njoftim | Shpërndante lëndë narkotike Kokainë, dhe drejtonte automjetin në efektin e alkoolit, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.


Gjithashtu, ai ndëshkohet me 55 000 lekë gjobë, për shkeljet rrugore të kryera.


Në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën 33 doza Kokaine, gati për shitje. Dozat u sekuestruan bashkë me automjetin, 1 peshore elektronike dhe 4 celularë. Gjatë monitorimeve të kryera në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv konstatimin e shtetasve që kryejnë manovra të dyshimta dhe të rrezikshme, me mjetet që drejtojnë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u ndalua për verifikim, në aksin rrugor "Fiershegan-Krutje", automjeti me drejtues shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Lushnjë.


Nga testi i bërë rezultoi se 38-vjeçari e drejtonte automjetin, në efektin e alkoolit, dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se nuk e kishte pajisur automjetin, me siguracion. Për të dyja shkeljet u ndëshkua me masa administrative, në total 55 000 lekë gjobë. Më tej, iu kryen kontrolle në automjet dhe në banesë, ku iu gjetën në total 33 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, dhe 1 peshore elektronike.


Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Penalitetet”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page