FIER | ELTJAN RESULI + BLERTIAN DULAJ + MARIO MARGILAJ U ARRESTUAN; KONTRABANDË HIDROKARBURESH + FSHEHJE TË TË ARDHURAVE; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “LIQUID”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 2 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Eltjan Resuli.
2- Z. Blertian Dulaj.
3- Z. Mario Margilaj.
Njoftim | Fier.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Liquid”. Goditet 1 rast në fushën e kontrabandës së mallrave.
Magazinonin dhe tregtonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liquid”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor "Fier-Mbrostar", autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të shtetasit M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të shtetasit E. R.
Në përfundim të veprimeve:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 49 vjeç, banues në Patos dhe M. M., 58 vjeç, banues në Fier;
-u shpall në kërkim shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Fier.
Autoboti dhe lënda hidrokarbure u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë", "Ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave", thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments