FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NËSE NUK KA MARRËVESHJE ME EVROPËN DO TË PËRDORIM FORCËN.

Moskë, Federata Ruse | “Rusia do të duhet të përdorë forcën për të arritur qëllimet e saj nëse nuk ka perspektivë për të arritur marrëveshje me Evropën”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”.
Ai argumentoi se nëse Bashkimi Evropian nuk dëshiron paqe, nuk ka kuptim të diskutohet një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë ose për kuadrin e sigurisë së BE-së.
“Evropianët thjesht nuk mund të marrin vendime të caktuara në kohën e duhur sepse janë të përçarë. Kjo ngadalëson çdo proces”, - tha ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments