FEDERATA RUSE | KOLONELI DAMIR DAVIDOV (DAVYDOV) PËRGJEGJËS PËR PROKURIMIN E MUNICIONEVE TË RAKETAVE DHE ARTILERISË PËR FORCAT E ARMATOSURA KUMTOHET SE U HODH NË ERË ME LËNDË PLASËSE.


Moskë, Federat Ruse | Makina e kreut të departamentit të Drejtorisë Kryesore të Raketave dhe Artilerisë (GRAU) të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Damir Davidov (Davydov), ishte e mbushur me eksplozivë; ajo shpërtheu sot në Moskë.
Me moshë 57 vjeç, ai kishte gradën kolonel.
Shpërthimi thuhet se ndodhi në Balashikha, pranë kryeqytetit rus, ndërsa makina po lëvizte në drejtim të shtëpisë së tij vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes.
Sipas informacioneve fillestare, të raportuara nga mediat ruse, pajisja shpërthyese me afërsisht 500 gramë TNT.
Megjithatë, aktualisht ka mosmarrëveshje rreth vendit ku është vendosur pajisja shpërthyese.
Sipas disa burimeve, ajo është vendosur nën makinë ose nën sedilje, ndërsa versioni tjetër është se bomba ndodhej në një makinë të parkuar aty pranë dhe është shpërthyer nga distanca kur makina iu afrua asaj.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments