FEDERATA RUSE | AMBASADORËT E FRANCËS + MBRETËRISË SË BASHKUAR + GJERMANISË DO TË ZHVILLOJNË TAKIM NË MINISTRINË E JASHTME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës Federale të Gjermanisë mbërritën në ministrinë e Jashtme në Moskë për bisedime pasi u takuan me Presidentin Volodimir Zelenski të dielën”.
Kështu raportuan agjencitë ruse të lajmeve, duke shtuar se tre diplomatët do të takohen me një zëvendësministër.
Dje, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se ambasadorët e vendeve të “E3”-it kishin kërkuar takimin.
“Ne do të takohemi me ta, do t'i dëgjojmë. Do të jetë interesante të shohim se si këta njerëz do të paraqesin diçka që mund të frymëzojë ide konstruktive”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments