ESËNXH (ASSANGE) PRANOI FAJSINË DHE U DËNUA ME 5 VJET E 2 MUAJ BURG TË CILAT I KREU NË BURGUN BELMARSH TË LONDRËS | TANI ËSHTË NJERI I LIRË (PAS 14 VJETËSH PËRNDJEKJE PENALE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 26, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | “Fajtor për konspiracion për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit të mbrojtjes kombëtare”, fjalë të pakta e megjithatë të rënda për t'i dhënë fund një kalvari gjyqësor që zgjati 14 vjet.
Z. Julian Esënxh (Assange) u deklarua fajtor para drejtësisë amerikane në gjykatën e Saipan, në Ishujt Mariana Veriore, një territor amerikan në Oqeanin Paqësor.
Pranimi i themeluesit 52-vjeçar të organizatës Uikilliks (WikiLeaks) ishte pjesë e procesit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë të dhënë nga presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden), i cili e lejoi atë të largohej në vendlindjen e tij në Australi si njeri i lirë.
Kostum i errët, kravatë okër, flokë të bardha të krehura, sipas gazetarëve të pranishëm në sallën e gjyqit, z. Esënxh (Assange) ishte i qetë dhe me humor të mirë.
Pasi u deklarua fajtor, ai madje bëri shaka me gjyqtaren Ramona Manglona se ai po priste që rezultati i seancës të ishe i kënaqshëm.
Më pas ai u dënua me pesë vjet e dy muaj, pikërisht kohën që kishte kaluar tashmë në një burg të sigurisë maksimale pranë Londrës.
Një ritual i domosdoshëm, por zyrtar, veçanërisht pasi australiani nënshkroi marrëveshjen për pranimin e fajësisë më 24 qershor në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të hipte në avionin privat të paguar me një mbledhje fondesh prej mbi gjysmë milioni dollarësh.
“E lexova tërësisht” tha ai për marrëveshjen.
Dhe kur gjykatësi e pyeti se çfarë kishte bërë për të kryer krimin për të cilin akuzohet, z. Esënxh (Assange) u përgjigj: “Kam inkurajuar burimin tim të sigurojë informacion të klasifikuar për ta publikuar atë.
Unë besoj se Amendamenti i Parë mbron një aktivitet të tillë...”, tha ai.
Sipas mendimit të tij Amendamenti i Parë dhe Akti i Spiunazhit janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, por unë pranoj se do të ishte e vështirë të fitohej një rast duke pasur parasysh të gjitha këto rrethana.
Bashkëshortja Stella pranoi se ata nuk ishin të sigurt deri në 24 orët e fundit se kjo po ndodhte në të vërtetë.
Organizata Uikilliks (WikiLeaks) njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se z. Esënxh (Assange) do të largohet për në Australi në orët e ardhshme, duke shtuar se marrëveshja për pranimin e fajësisë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.
Qeveria e Kanberrës, e cila i kishte bërë presion Uashingtonit për muaj të tërë për të arritur këtë përfundim, tha se çështja është zvarritur për një kohë të gjatë.
Kryeministri australianj Entëni Ellbëniz (Anthony Albanese) e përkufizoi marrëveshjen e arritur midis drejtësisë amerikane dhe z. Esënxh (Assange) si një zhvillim të mirëpritur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






























Comments