top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “WASHINGTON POST”: DEPARTAMENTI I LUFTËS (PENTAGON) DO TË DËRGOJË MBI DHJETË MIJË TRUPA TË TJERA AMERIKANE NË LINDJEN E MESME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 15
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Departamenti i Luftës (Pentagon) do të dërgojë mijëra trupa të tjera në Lindjen e Mesme në ditët në vijim, ndërsa administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) kërkon të ushtrojë presion mbi Iranin për një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit”.


Kështu raportoi enti mediatik “Washington Post” duke cituar zyrtarë amerikanë.


Forcat që mbërrijnë në rajon përfshijnë afërsisht 6 mijë trupa në bordin e aeroplanmbajtëses ‘USS George H.W. Bush’ dhe disa anije luftarake shoqëruese”.


Kështu thanë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë që folën në kushte anonimiteti.


4200 trupa të tjerë, nga “Grupi i Gatshëm Amfib Boxer” dhe grupi i punës Detare i nisur, “Njësia e 11-të Ekspedicionare Detare”, pritet të mbërrijnë më vonë këtë muaj.


Përforcimet ushtarake pritet t'u bashkohen anijeve luftarake tashmë të stacionuara në Lindjen e Mesme, pikërisht kur armëpushimi dyjavor skadon më 22 prill.


Trupat do t'u bashkohen afërsisht 50 mijë trupave të vendosura kundër Iranit”, e thënë kjo sipas Departamentit të Luftës (Pentagon).


Mbërritja e anijeve luftarake shtesë amerikane do të ushtrojë edhe më shumë presion mbi Iranin dhe do t'i japë Admiralit Bred Kupër (Brad Cooper), kreut të Komandës Qendrore të ShBA-ës, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë ushtarakë më shumë mundësi nëse negociatat dështojnë”.


Kështu tha për gazetën amerikane z. Xheims (James) Foggo, një admiral i Marinës në pension dhe dekan i Qendrës për Strategji Detare në Virxhinian Veriore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page