ENTI MEDIATIK “THE MEDIA LINE”: GJATË VIZITËS NË ARABINË SAUDITE PRESIDENTI I SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MUND TË NJOFTOJË NJOHJEN E PALESTINËS POR PA PRANINË E HAMASIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), do të njoftojë njohjen e shtetit të Palestinës pa praninë e lëvizjes islamiste Hamas gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite.
Një burim diplomatik nga Gjiri i tha medias së pavarur “The Media Line” se njoftimi, nëse bëhet, do të çonte në bashkimin e më shumë vendeve arabe me Marrëveshjet e Abrahamit, të nisura gjatë mandatit të parë të presidentit Tramp (Trump).
Burimi shtoi se me siguri do të ketë marrëveshje ekonomike, siç është njoftuar tashmë, dhe mund të ketë një përjashtim nga tarifat për shtetet e Gjirit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments