top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “POLITICO”: XHEFRI (JEFFREY) EPSTEIN U VETËOFRUA SI NDËRMJETËS MES PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP) DHE RUSËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 13
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Një muaj para se Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) të takohej me Presidentin Vladimir Putinin në Helsinki në vitin 2018, Xhefri (Jeffrey) Epstein u përpoq t’i përcillte një mesazh një diplomati të lartë rus, duke e këshilluar të fliste me të, nëse donte ta kuptonte presidentin amerikan”.


Enti mediatik “Politico” e raporton këtë lajm, duke cituar një email të datës 24 qershor 2018, drejtuar z. Thorbjorn Jagland, ish-kryeministrit norvegjez, i cili, në atë kohë ishte kreu i Këshillit Evropian.


Mendoj se mund t'i sugjeroni Putinit që Lavrovi të marrë informacion duke folur me mua”, shkroi z. Epstein.


Në email-e të tjera, ai tregoi se kishte folur për Presidentin Tramp (Trump), dhe me z. Vitali Çurkin (Vitaly Churkin), ambasadorin rus në OKB, i cili, vdiq në vitin 2017.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page