ENTI MEDIATIK “AXIOS”: KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU I TELEFONOI KRYEMINISTRIT TË KATARIT MOHAMMED BIN ABDULRAHMAN AL-THANI DHE I KËRKOI FALJE PËR SULMIN NË DOHA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i telefonoi kryeministrit të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, dhe i kërkoi falje për shkeljen e sovranitetit të Katarit në sulmin në Doha, duke shprehur gjithashtu keqardhje për vrasjen e një roje sigurie nga Katari”.
Kështu raportoi një burim pranë entit mediatik “Axios”.
Një kërkimfalje izraelite për sulmin ishte një kusht kyç që Katari të rifillonte negociatat me Hamasin për një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gazë dhe për të liruar pengjet e mbetura.
Kërkimi i faljes telefonike, e cila, ndodhi gjatë takimit midis Kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), mund të hapë rrugën për një marrëveshje të tillë.
Më 9 shtator, Izraeli u përpoq të eliminonte udhëheqësit e Hamasit me një sulm në Doha, duke arritur vetëm të vriste zyrtarë të nivelit të ulët, duke shkaktuar zemërim në botën arabe.
Katari, një aleat historik i Amerikës, ka qenë ndërmjetësi kryesor midis Izraelit dhe Hamasit që nga fillimi i luftës në Gazë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments