EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT | SULM AJROR NË KANDAHAR; NË QYTETIN KU NDODHEN UDHËHEQËSIT TALEBANË.

Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | “Qyteti jugor afgan i Kandaharit është goditur nga një sulm ajror”.
Kështu tha një burim vendor për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
Burimi tha se dëgjoi zhurmën e një aeroplani reaktiv, të ndjekur nga një shpërthim i fuqishëm, dhe pa një zjarr në qendër të qytetit të dytë më të madh të vendit, ku banon udhëheqësi suprem i talebanëve, Hibatullah Akhundzada.
Këtë vit, disa qytete afgane, përfshirë Kandaharin, janë shënjestruar nga sulmet ajrore nga Pakistani fqinj, i cili është në konflikt me autoritetet në Kabul.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments