top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EMIRATET E BASHKUARA ARABE | SHOQËRIA E FLUTURIMEVE “EMIRATES” NJOFTOI SE PEZULLOI TË GJITHA FLUTURIMET PËR NË DHE NGA DUBAI DERI NË NJOFTIM TË MËTEJSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | Të gjitha fluturimet për në dhe nga Dubai janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm. Ju lutemi mos shkoni në aeroport”, shkroi shoqëria e fluturimeve “Emirates” në rrjetin social virtual Iks (X).


Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë është përparësia jonë kryesore dhe nuk do të kompromentohet”, tha ajo - duke ofruar informacion se si të vazhdohet me fluturimet e rezervuara midis 28 shkurtit dhe 31 marsit përfshirë.


Të gjitha pikat e regjistrimit në Dubai janë mbyllur përkohësisht deri në njoftim të mëtejshëm”, shkroi ajo.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Emirates” ka njoftuar rifillimin e operacioneve pas pezullimit të përkohshëm të fluturimeve për në dhe nga Dubai.


Pasagjerët që kanë konfirmuar rezervimet për fluturimet e kësaj pasditeje mund të vazhdojnë për në aeroport. Kjo vlen edhe për klientët që kalojnë tranzit në Dubai, nëse fluturimi i tyre lidhës është gjithashtu në funksion”.


Kështu tha linja ajrore në një deklaratë.


Aeroporti i Dubait, i mbyllur përkohësisht pas përgjimit të dronëve nga Irani, që atëherë ka rifilluar operacionet”, e thënë kjo sipas entit mediatik britanik “BBC”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page