top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EMIRATET E BASHKUARA ARABE PËRFUNDUAN PAGESËN PARË QEVERITARE ME DIRHAMIN DIXHITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 16
  • 2 min read
ree

Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe | Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përfunduar transaksionin e parë qeveritar duke përdorur dirhamin dixhital, duke shënuar një moment të ri në strategjinë e Abu Dhabit drejt një ekonomie plotësisht të integruar dixhitalisht.


Enti mediatik “Salaam Gateway”, një portal i specializuar në ekonominë globale islamike, raporton këtë lajm.


Sipas tij, operacioni pilot u krye nga Ministria e Financave në koordinim me Departamentin e Financave të Dubait dhe Bankën Qendrore të Emirateve (CBUAE).


Transferimi u krye përmes mBridge, një platformë pagesash ndërkufitare e bazuar në monedhat dixhitale të bankës qendrore (CBDC), të zhvilluara bashkërisht nga CBUAE dhe autoritete të tjera monetare aziatike.


Z. Ahmed Ali Meftah, Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Llogarive Qendrore në Departamentin e Financave, konfirmoi për entin mediatik “Salaam Gateway” se testi përfaqëson një hap strukturor në modernizimin e infrastrukturës së pagesave të vendit.


Projekti i dirhamit dixhital është pjesë e Programit më të gjerë të Transformimit të Infrastrukturës Financiare, i cili, synon ta bëjë Emiratet e Bashkuara Arabe një qendër rajonale për inovacionin financiar duke integruar monedhat dixhitale, pagesat e avancuara dhe format e reja të rregullimit të tregut.


Strategjia e Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe - e lançuar në mars 2023 - përfshin gjithashtu një kornizë rregullatore për monedhat e qëndrueshme, të cilat duhet të mbështeten plotësisht nga asete likuide me cilësi të lartë dhe të verifikohen në mënyrë të pavarur”, vëren enti mediatik “Salaam Gateway”.


Paralelisht, disa nga konglomeratet më të mëdha të Abu Dhabit - IHC, ADQ dhe First Abu Dhabi Bank - njoftuan në pranverë qëllimin e tyre për të lëshuar një monedhë të qëndrueshme të lidhur me dirhamin, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë nga CBUAE.


Ky veprim, sipas analistëve të cituar nga enti mediatik në fjalë, konfirmon qëllimin e Emirateve të Bashkuara Arabe; të ndërtojë një ekosistem rregullator të qëndrueshëm të aftë për të tërhequr investitorë institucionalë dhe për të konsoliduar lidershipin e vendit në shërbimet financiare dixhitale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page