EKUADORI NË KAOS | QËLLOHET ME ARMË ZJARRI NJË KANDIDATE PËR DEPUTETE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 11, 2023
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Për Brazilin, vrasja e z. Villavicencio është “një sinjal nga e djathta ekstreme.”
Tensionet po rriten në Ekuador: një ditë pas vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, sepse, një sulm i ri trondi vendin: znj. Estefany Puente, kandidate në zgjedhjet e ardhshme për Asamblenë Kombëtare, ishte objektivi i të shtënave të një arme zjarri.
Gruaja ishte në Club de Leones të Quevedo-s, në provincën e Los Raos, dhe u qëllua, por pa mundur të dëmtohej.
Sipas rikonstruksioneve të shtypit vendas, makina në të cilën znj. Puente, e cila udhëtonte me një nga bashkëpunëtorët e saj, dhe babain e saj, u bë objekt sulmi nga dy subjekte kriminalë, të cilët, hapën zjarr kundër xhamit të përparmë të automjetit ku ajo gjendej.
Të shtënat e qëlluara goditën vetëm krahun e saj.
Edhe pse po zhvillohen hetime për të gjetur motivin e saktë të sulmit, frika se ky është një tjetër episod i dhunës politike është konkrete.
Ndërkohë, kriza politike ka tërhequr gjithë vëmendjen e vendeve fqinje, duke filluar nga Brazili.
Ministri i Komunikimeve Sociale i Brasilia-s, Paulo Pimenta, ka hedhur në fakt dyshimin se “siç tregon gjithçka, vrasja e z. Villavicencio ishte një sinjal nga e djathta ekstreme për popullatën.”
“Fatkeqësisht ne patëm një vrasje politike në Ekuador. Ekuadori është një vend i rëndësishëm që po përjeton një krizë të rëndë politike, është një vend që ndodhet në rrugën e Oqeanit Paqësor, rrugën e krimit të organizuar, trafikut të drogës”, shtoi ai, duke besuar se vrasja mund të lidhet edhe me trafikun e drogës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)































Comments