PARLAMENTI I EKUADORIT MIRATOI PROPOZIMIN E PRESIDENTIT DANIEL NOBOA I CILI KËRKOI TË LEJOHET PRANIA E TRUPAVE TË HUAJA NË EKUADOR KUNDËR KRIMIT; BANDAT KRIMINALE U SHPALLËN ARMIKE TË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Parlamenti i Ekuadorit ka miratuar propozimin e presidentit Daniel Noboa për t'u kërkuar vendeve aleate - ende të paidentifikuara - të dërgojnë forca të armatosura dhe polici për të ndihmuar autoritetet lokale në luftën kundër organizatave të fuqishme kriminale të trafikut të drogës.
Me 121 vota pro - përfshirë edhe ato të opozitës - Parlamenti i shpalli “armiq të shtetit” bandat e egra që prej vitesh po përhapin panik në vend.
“Inkorporimi i forcave speciale nga vendet aleate për të mbështetur dhe përforcuar veprimet e forcave të armatosura dhe policisë kombëtare - thuhet në tekstin e paraqitur nga ekzekutivi - do të jetë i përkohshëm”.
Presidenti Noboa - i cili që nga zgjedhja e tij ka promovuar një luftë të fortë kundër kriminelëve - ka avancuar gjithashtu një reformë kushtetuese me synimin për të eliminuar ndalimin e krijimit të bazave ushtarake të huaja në vend.
Propozimi ende nuk është diskutuar në Kuvend.
Presidenti është kandidat për rizgjedhje në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 13 prill 2025.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários