EGJIPT | PRESIDENTI KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING): KINA DHE EGJIPTI JANË SHEMBULL MIQËSIE DHE SOLIDARITETI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kajro, Egjipt | “Kina dhe Egjipti mishërojnë miqësinë, solidaritetin dhe koordinimin, me besim të fortë politik të ndërsjellë, bashkëpunim të frytshëm të bazuar në përfitim të ndërsjellë dhe koordinim të ngushtë dhe efektiv në çështjet shumëpalëshe”.
Kështu tha presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) në një fjalim me shkrim të botuar pas mbërritjes së tij në Kajro për një vizitë shtetërore në Egjipt, me ftesë të presidentit Abdel Fattah al-Sisi, i cituar nga agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”.
Presidenti Shi (Xi) i përcolli përshëndetjet dhe urimet më të mira qeverisë dhe popullit egjiptian në emër të qeverisë dhe popullit kinez, duke theksuar lidhjet tradicionale të miqësisë midis dy qytetërimeve të lashta.
Sipas presidentit kinez, në më shumë se 70 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe kanë ndjekur bashkëpunim të favorshëm për të dyja palët, pavarësisht ndryshimeve në kontekstin ndërkombëtar dhe rajonal.
“Në vitet e fundit, të dy krerët e shteteve kanë udhëhequr së bashku zhvillimin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Egjipt, duke e çuar atë në një nivel të ri”, - tha presidenti Shi (Xi).
Gjatë vizitës, presidenti Shi (Xi) tha se do të ketë një shkëmbim të thelluar me presidentin al-Sisi-n mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin gjithëpërfshirës dhe çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët.
Të dy udhëheqësit, do të hartojnë gjithashtu së bashku një plan për zhvillimin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Egjipt, duke hapur një kapitull të ri në miqësinë midis dy vendeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments