EDJONA DANO U EMËRUA SHEFE E KOMISARIATIT TË POLICISË SË SHTETIT NË KUÇOVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 1 min read

Koçovë, Shqipëri | Strukturta vendore të Policisë së Shtetit kanë në radhët e tyre një shefe komisariati.
Ajo quhet Edjona Dano; shefja e re e Komisariatit të Policisë së Shtetit në Kuçovë.
Shefja Dano ishte i vetmi subjekt i gjinisë femërore që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese; ajo kualifikua fituese në mesin e 290 subjekteve garues që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë Shef komisariati.
Ajo ushtronte detyrën e Shefit të Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Gjithashtu, ka ushtruar detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 6, të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments