top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA: SHQIPËRIA DO TË BËHET SË SHPEJTI ME NJË ANIJE LUFTARAKE; KEMI BËRË MARRËVESHJE ME NJË PARTNER SHUMË TË FUQISHËM NDËRKOMBËTAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 29
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Shqipëria së shpejt do të blejë një anije të madhe luftarake, ndonëse nuk dha shumë detaje për këtë çështje.

 

Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s. Sot, me flotë helikopterësh dhe së shpejti me një anije të madhe luftarake, veç të voglave.


Ky është vetëm fillimi i një transformimi. Industria ushtarake ka nisur të hedhë themelet. Shkollën e aviacionit do ta rilindim.


Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri Rama.

 

Ka qenë 28 milionë euro. Ushtria më e keqpaguar në Evropë dhe e kapur keq nga korrupsioni.


Sot është 280 milionë euro. Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit. Edhe Serbinë e kemi kaluar me pagat në ushtri.


Synojmë që brenda mandatit të katërt në Shqipërinë 2030, paga mesatare të jetë në mesataren e pagave të vendeve të NATO-s”, deklaroi kryeministri Rama.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page