E BIJA E SHKRIMTARIT TË MADH ISMAIL KADARE (BESIANA KADARE) BOTOI NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE TË VETMEN FOTOGRAFI QË PARAQET MARTESËN E PRINDËRVE TË SAJ NË VITIN 1963.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Vajza e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, znj. Besiana Kadare, botoi një fotografi të rrallë të prindërve të saj, në ditën që ata u martuan.
Ajo tha se nuk kanë asnjë fotografi tjetër nga ceremonia martesore e mbajtur në vitin 1963, përveç kësaj.
“Në foto, duket shkrimtari Dritëro Agolli e Naum Prifti. Foto shume e rralle nga dasma e prinderve ne 1963.
Ne te majte dalloj Naum Priftin, ne te djathte, ne cep, Dritero Agollin.
Mami me tregon qe babi vajti ta merrte ne Elbasan bashke me te gjithe shoket nga Lidhja e Shkrimtareve.
Më pas dasma vijoi me një darkë dhe mbrëmje kërcimi në Tiranë, deri në orët e para të mëngjesit, por fatkeqësisht, ndonëse tingëllon e pabesueshme, nga festa e dasmës nuk është ruajtur asnjë foto!!!
Festën e ka përshkruar në detaj Elena në librin e saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”.
Me shkruani ne komente nese njihni njerez te tjere ne foto”, shkruan znj. Besiana Kadare, në shënimin e saj të postuar në rrjetin social virtual Facebook.
Shënim: Gabimet drejtshkrimore të mësipërme, i përkasin autores së shkrimit, jo Agjencisë Telegrafike Vox (Voks).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments