DY PIKTURA TË VAN GOGH-ut TË SHPËRFYTYRUARA ME SALCË DOMATEJE NË LONDËR NË SHENJË HAKMARRJEJE NDAJ DY DËNIMEVE PENALE TË SHQIPTUARA NDAJ DY VEPRIMTAREVE TË ENTITETIT “JUST STOP OIL”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27, 2024
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Shpërfytyrim i ri i dyfishtë në Galerinë Kombëtare në Londër kundër dy kopjeve të famshme “Sunflowers”, të piktorit Vincent Van Gogh, nga aktivistë të rinj të lëvizjes radikale ekologjike Just Stop Oil.
Të dyja veprat u spërkatën me salcë domateje, si në një sulm rrufe (blic) të mëparshëm në vitin 2022, që sot u kushtoi 22-vjeçares Anna Holland dhe 23-vjeçares Phoebe Plummer një dënim të rëndë me burg, të shqiptuar nga në një gjykatë në Londër.
Aksioni i sotëm u zhvillua menjëherë pas dënimit dhe përfaqëson një përgjigje dhe gjest të qartë sfide ndaj asaj që aktivistët e denoncojnë si represion gjyqësor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments