DURRËS: U ARRESTUAN AKIL GJEÇAJ DHE ARJOS GJONGECAJ | AKUZOHEN SE KRYEN VJEDHJE ME DHUNË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 23, 2023
- 2 min read

Durrës, Shqipëri | Policia e Shtetit kumtoi sot se ka kryer arrestimin e dy (2) të dyshuarve si të përfshirë në vjedhjen me dhunë të mallrave me me vlerë 742000 lekë të rinj, në pronësinë e një qytetari. Akti kriminal i vjedhjes me dhunë u krye tre (3) ditë më parë. Të arrestuar janë: 1- Z. Akil Gjeçaj. 2- Arjos Gjongecaj. NJOFTIMI I POLICISË. Policia vendore informon se ka përfunduar operacionin policor “The end”, për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer më dhunë, 3 ditë më parë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas, për vjedhjen me dhunë të 2 pakove me sende me vlerë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The end”, për zbardhjen e rrethanave të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i punës profesionale hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
A. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës dhe A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, 3 ditë më parë, në lagjen nr. 14/1, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi, 2 pako me sende personale (këpucë dhe veshje marke), me vlerë 742 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)





























Comments