top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | ORGITO HAJRULLAJ U ARRESTUA; HAJDUT SERIAL (11 VJEDHJE).

  • 8 hours ago
  • 2 min read
ree

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Orgito Hajrullaj.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zonat turistike dhe të banuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Seriali”.


Në kuadër të operacionit  u vu në pranga  21-vjeçari O. H., i cili në momentin e kapjes kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim që të largohej pasi ishte në kërkim po për vjedhje të ndodhura më parë, por u neutralizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.


Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi O. H., 21 vjeç, banues në Durrës, është autor i 11 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino.


Ai ka vjedhur shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse.


Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim edhe për disa vjedhje të mëparshme.


Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet (thikë, kaçavidë, etj.), dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page