DUKET SE TRAMPI (TRUMPI) ËSHTË ZMBRAPSUR SËRISH PAS KTHESËS 180 GRADË PËR GROENLANDËN DHE MENDOJ SE E DI SE PËRSE ...
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 minutes ago
- 4 min read

Nga z. Sin Ou’Gredi (Sean O’Grady).
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Epo, Danlld (Donald), çfarë të shtyri të ndryshosh mendje?
Gjatë mburrjes së vazhdueshme dhe monotone - të pazakontë edhe sipas standardeve të tij - presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të paktën na dha një lajm të madh për obsesionin e tij me aneksimin e Grenlandës: “Nuk kam pse të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë”.
Pastaj, disa orë më vonë, morëm një tjetër lajm. Danlld (Donald) u tërhoq tërësisht nga kërcënimet e tij më të fundit për tarifa, pasi arriti “kuadrin e një marrëveshjeje të ardhshme” mbi Groenlandën, vetëm disa orë pas dhënies së atij fjalimi të zjarrtë.
Pëshpërima lehtësimi mund të dëgjoheshin nga Rrethi Arktik deri në qendrën e konferencës.
Edhe pse padyshim është i zgjuar në lidhje me mediat, Trampi (Trumpi) madje bëri një batutë për konfuzionin e pritshmërisë, vetëm për të nënvizuar zbythjen.
Ai nuk përmendi kërcënimin për tarifa ndëshkuese për të arritur qëllimin e tij - teorikisht ato pritet të nisin më 1 shkurt - dhe i ka kufizuar kërkesat e tij të tanishme në “negociata të menjëhershme”, ndonëse duke ripërsëritur qëllimin e tij përfundimtar të “përvetësimit” të kësaj “cope akulli”.
Është një tjetër rast i “Taco”-s (Trump Always Chickens Out - Trumpi gjithmonë zmbrapset), dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse.
“Taco” - mund ta mbani mend - ishte term i shpikur nga një operator i zgjuar në tregjet financiare, pasi Trampi (Trump) më 2 prill të vitit të kaluar shkaktoi kaos.
Ishte dita kur Trampi (Trump) njoftoi oraret e tij të palogjikshme për tarifa “reciproke” ndaj pjesës tjetër të botës.
Sipas Trampit (Trump), kjo ishte “Dita e Pavarësisë”. Ishte ironike, sepse reagimi i fuqishëm i partnerëve të mëdhenj tregtarë, si Kina, dhe tregjet e bonove dhe aksioneve, vetëm sa vërtetuan se sa të varura janë ShBA-ës nga kapitali i huaj për të vazhduar tutje.
Epo, kur tregjet amerikane u rihapën pas Ditës së Martin Luther King Jr-it, të hënën, ato ranë me rreth dy për qind menjëherë - dita më e keqe që nga tetori, dhe një qortim i qartë për kërcënimet ushtarake dhe ekonomike të Trampit (Trump) ndaj aleatëve të NATO-s.
Ishte paralajmërim i qartë dhe i tillë që Trampi (Trump) mund ta kuptonte, nuk mund ta kundërshtonte, dhe nuk mund të përdorte taktika frikësuese për ta mundur. Nuk ishte as faktori i vetëm në lojë.
Trampi (Trump) duhet ta ndjejë vyshkjen e forcës së armës së tij të tarifave teksa afrohet vendimi i Gjykatës së Lartë për to.
Thashethemet e ekspertëve - ekziston një gjë e tillë - parashikojnë që të paktën disa nga ato të vendosura mbi importet, vitin e kaluar, do të shpallen të paligjshme dhe Trampi (Trump) do të duhet të pajtohet - megjithëse ankohet se kjo do të shkaktojë kaos.
Gjyqtarët nuk kanë nevojë ta theksojnë, por do të jetë tërësisht faji i tij për veprim të paligjshëm.
Kështu që tani kërcënimet e tij për, le të themi, 200 për qind taksa importi mbi verërat franceze nuk kanë më të njëjtën frikë për Emanuel Makronin dhe vreshtat e Francës.
Lidhur me këtë është rezistenca në rritje në shtyllën tjetër të supozuar të qeverisë amerikane - Kongresi.
Sërish, thashethemet kanë qenë të forta që senatorët republikanë, përndryshe besnikë, do ishin të gatshëm ta shkarkonin (impeachment) Trampin (Trump) nëse ai do të pushtonte Grenlandën, sepse kështu do ta shpërbënte NATO-n.
Disa madje folën kundër tij - një sinjal i qartë i rrezikut në një parti kaq të frikësuar.
Vendosmëria e re e senatorëve mund të jetë forcuar vetëm nga mënyra se si aleatët e tjerë të NATO-s kanë vepruar gjatë krizës së Groenlandës.
Nga njëra anë, Danimarka dhe të tjerët kanë theksuar se traktati ekzistues i vitit 1951 i lejon Amerikës të stacionojë sa të dëshirojë trupa, raketa dhe pajisje të tjera në Groenlandë - që do të përfshinin edhe sistemet Kupola e Artë (Golden Dome).
Vendet nordike dhe Kanadaja u angazhuan të forcojnë mbrojtjen në Veriun e largët.
Të gjithë ranë dakord që Rusia dhe Kina janë kërcënime. Qëndrimi ishte pozitiv - por, me një teh.
Kësaj radhe, gjuha e drejtuar ndaj Trampit (Trump) ishte më e vendosur, dhe ata po kthenin kërcënimin, përfshirë me atë që Makroni e quajti “bazuka” e Bashkimit Evropian - ndëshkim shkatërrues ndaj Amerikës, duke përfshirë madje shitjen e sasisë së madhe të borxhit të qeverisë amerikane.
Edhe Keër Starmëri (Keir Starmer) i tha Parlamentit se Trampi (Trump) po përpiqej ta vinte nën presion, por “nuk do të dorëzohem”. Trampi (Trump) me të vërtetë nuk e priste një kundërpërgjigje të tillë.
As, sipas sondazheve, opinioni publik amerikan nuk ishte i prirur ndaj idesë.
Po të kishte arritur Trampi (Trump) disi të aneksonte Groenlandën këtë javë, kjo ndoshta do ta kishte ulur edhe më shumë vlerësimin e tij.
Groenlanda është e parëndësishme për krizën e kushteve për jetesë dhe Trampi (Trump) e di këtë.
Gjithçka ka të bëjë me “trashëgiminë” e tij. Ndoshta disa nga gjeneralët e ngarkuar me planifikimin e një pushtimi gjithashtu kishin dyshime për ligjshmërinë e operacionit, dhe kështu për thyerjen e betimeve të tyre ndaj Kushtetutës (një mbrojtje ende në fuqi; Trampi ende nuk ka provuar të kërkojë betim besnikërie personale ndaj tij).
Kështu që kriza është shkrirë pak a shumë si kapaku i akullit në verë dhe Groenlanda me gjasë do të zbehet si çështje teksa afrohen zgjedhjet afatmesme.
Një luftë tregtare, një luftë e vogël e vërtetë në Groenlandë dhe një luftë e ftohtë me aleatët e ShBA-ës do ta bënin Amerikën më pak të sigurt dhe do t’i bënin amerikanët më të varfër.
Kjo nuk është mënyra për të fituar vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.
Në fund të fundit, është harta e brendshme politike ajo që ka rëndësi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments