top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË JANË ISHUJT ÇAGOS DHE PSE MBRETËRIA E BASHKUAR PO IA KTHEN MAURITANISË?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 4 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Në një postim në rrjetin social virtual “Truth” Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) i ka përshkruar planet e Mbretërisë së Bashkuar për t'ia dorëzuar Ishujt Çagos Mauritanisë si një akt të një budallallëku të madh.


Ai pretendoi se kjo e kishte bërë edhe më të rëndësishme për të, që, të merrte Groenlandën nga Danimarka.


Cilët janë Ishujt Çagos?


Ata janë një arkipelag në Oqeanin Indian, i vendosur rreth 5800 milje në juglindje të Mbretërisë së Bashkuar dhe 1250 milje në verilindje të Mauritanisë.


Ata u bënë territor britanik së bashku me Mauritaninë në vitin 1814 si pjesë e traktatit të Parisit pas disfatës së Napoleonit.


Grupi i ishujve u caktua si Territori Britanik i Oqeanit Indian në vitin 1965 dhe u shkëput nga Mauritania, e cila, u bë e pavarur në vitin 1968.


Marrëveshja atëherë ishte që ishujt do t'i ktheheshin Mauritanisë pasi të mos nevojiteshin më për mbrojtjen e Britanisë.


Një bazë e përbashkët ushtarake Britani-ShBA u ndërtua në më të madhin nga ishujt, Diego Garsia (Garcia).


Banorët e zhvendosur u vendosën në Mauritani dhe Seiçeles (Seychelles), ndërsa disa u zhvendosën në Mbretërinë e Bashkuar në 2002.


Pse po kthehen në Mauritani tani?


Që nga vitet 1980, Mauritania ka pretenduar sovranitet mbi ishujt dhe e ka ndjekur çështjen e tyre përmes gjykatave dhe tribunaleve ndërkombëtare.


Në vitin 2019, gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND), organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, vendosi në një vendim jo-detyrues se procesi i dekolonizimit të Mauritanisë nuk ishte përfunduar ligjërisht kur iu dha pavarësia në vitin 1968 dhe se Mbretëria e Bashkuar ishte nën detyrimin për t'i dhënë fund administrimit të saj të arkipelagut sa më shpejt të jetë e mundur.


Çfarë ka ndodhur që nga ai vendim?


Nën qeverinë e udhëhequr nga ish-Kryeministri Rishi Sunak, një kryeministër konservator, në vitin 2022 u njoftua se Mbretëria e Bashkuar dhe Mauritania kishin rënë dakord të fillonin negociatat mbi ushtrimin e sovranitetit mbi arkipelagun Çagos.


U argumentua se mbrojtja e Britanisë shërbehej më së miri duke pasur siguri ligjore mbi Ishujt Çagos për shkak të rrezikut të sfidave të vazhdueshme në gjykatat ndërkombëtare.


Ishte një pranim se Mbretëria e Bashkuar respektonte të drejtën ndërkombëtare.


Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar theksoi se marrëveshja do të siguronte funksionimin e vazhdueshëm efektiv të bazës së përbashkët ushtarake Britani-ShBA-ës në Diego Garsia (Garcia).


Qeveria Konservatore zhvilloi 11 raunde negociatash me mauritianët para zgjedhjeve të përgjithshme në muajin korrik të vitit 2024.


Pasi Partia Laburiste fitoi zgjedhjet e verës, të dy qeveritë publikuan një deklaratë të përbashkët më 3 tetor 2024 duke njoftuar se ishte arritur një marrëveshje politike.


Traktati u miratua zyrtarisht dhe u nënshkrua nga Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) dhe homologu i tij, kryeministri i Mauritanisë, Navin Ramgoolam, më 22 maj 2025.


Kryeministri Starmër (Starmer) tha se marrëveshja ishte jetike pasi Mbretëria e Bashkuar nuk do të kishte një perspektivë realiste suksesi nëse Mauritania do të ndiqte veprime ligjore.


Ai shpjegoi se Mbretëria e Bashkuar mund të përballej me një urdhër masash të përkohshme brenda pak javësh.


Mbretëria e Bashkuar mund t’i injoronte urdhra të tillë, por pa një marrëveshje nuk do të kishte baza ligjore për të ndaluar Kinën ose vendet e tjera të vendosnin baza në ishujt e jashtëm ose të kryenin ushtrime të përbashkëta pranë Diego Garsia (Garcias) - u pretendua.


Cili ishte reagimi politik në Britani dhe ShBA-ës?


Në përgjigje të marrëveshjes, qeveria amerikane lëshoi ​​një deklaratë, në të cilën, thuhej se pas një shqyrtimi gjithëpërfshirës ndëragjencor, kishte përcaktuar se marrëveshja siguron funksionimin afatgjatë, të qëndrueshëm dhe efektiv të objektit të përbashkët ushtarak ShBA-Britani e Madhe në Diego Garsia (Garcia).


Gjatë një takimi me kryeministrin britanik në Zyrën Ovale në muajin shkurt të vitit 2025, Presidenti Tramp (Trump) tha se ishte i prirur të pajtohej me marrëveshjen dhe se kishte një ndjenjë se do të funksiononte shumë mirë.


Konservatorët nën udhëheqjen e z. Badenok (Badenoch) e kritikuan marrëveshjen, duke e përshkruar atë si një dorëzim dhe duke argumentuar se Mbretëria e Bashkuar po dorëzonte territorin britanik dhe po paguante mbi 30 miliardë paund Mauritanisë, një vend që ai pretendoi se i përqafon hapur si Kinën dhe Rusinë.


Sekretari në hije i mbrojtjes, Xheims Kartlixh (James Cartlidge), pretendoi se Konservatorët nuk kishin nënshkruar një marrëveshje ndërsa ishin në qeveri sepse ata kundërshtojnë në thelb idenë e shpenzimit të miliarda paundëve për një taksë dorëzimi për të dhënë me qira tokën që aktualisht e zotërojmë.


Cilat janë kushtet e marrëveshjes?


Mauritania merr sovranitetin e ishujve, por Mbretëria e Bashkuar mban një kontratë fillestare 99-vjeçare të Diego Garsias (Garcias) me mundësi zgjatjeje.


Mbretëria e Bashkuar do të paguajë për atë kontratë qiraje.


Kostoja mesatare vjetore gjatë periudhës fillestare 99-vjeçare të traktatit vlerësohet nga Uaitholli (Whitehall) të jetë 101 milionë paund me çmimet e viteve 2025-26.


Kostoja totale e parashikuar e paketës së financimit duke përdorur një metodologji të vlerës aktuale neto është 3.4 miliardë paund, megjithëse disa argumentojnë se mund të jetë më e lartë.


Pse ka ndryshuar qëndrim Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump)?


Mund të jetë thjesht një rastësi, por Kryeministri Starmër (Starmer) mbajti një konferencë për shtyp të hënën (disa orë para postimit të presidentit amerikan në rrjetin social virtual “Truth”) në të cilën, ai kritikoi Presidentin Tramp (Trump) për kërcënimin për të vendosur tarifa mbi importet e vendeve evropiane që kishin kundërshtuar pretendimin e tij për Groenlandën, e cila, është pjesë e mbretërisë së Danimarkës.


Kryeministri u tha gazetarëve se kërcënimi me tarifa ndaj aleatëve është gjëja e gabuar për t'u bërë, plotësisht e gabuar.


Ai minimizoi çdo sugjerim për veprime hakmarrëse, diçka që po shqyrtohet në mënyrë aktive nga Bashkimi Evropian.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page