DORIAN ALIA; DRIVALD ALIA; ELTON KASAJ; ROMARIO TABAKU | SULMUESIT E DYSHUAR TË AVOKATIT SOKOL MËNGJESI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29, 2024
- 1 min read
Updated: May 30, 2024
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kanë identifikuar tash për tash katër nga sulmuesit e avokatit Sokol Mëngjesi.
Ata janë:
1- Z. Dorian Alia.
2- Z. Drivald Alia.
3- Z. Elton Kasaj.
4- Z. Romario Tabaku.
Lajm i fundit!👇
Kumtohet se njëri nga të dyshuarit është dorëzuar në DVP Tiranë.
Ai quhet Dorian Alia.
Lajmi u bë i ditur nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Toni Vocaj në një konferencë të drejtpërdrejtë për shtyp.
Tre të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim policor.
Për cilindo që ofron informacion për lokalizimin dhe kapjen e tyre Policia e Shtetit orfon 20 mijë € shpërblim.
I dyshuar si porositës i sulmit kriminal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është z. Dritan Nano.
Kontakt:
Numëri i emergjencave 112.
Numri celular +355694111546 (informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsApp).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























