top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DJALI I KRYEMINISTRIT JAPONEZ DHA DORËHEQJE | BËRI FOTO JO ETIKE NË VILËN QEVERITARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 31, 2023
  • 2 min read

Tokio, Japoni | Telashe të reja për kryeministrin japonez Fumio Kishida, të parat pas organizimit të G7 në Hiroshima, javën e kaluar, dhe rimëkëmbjes së shpresuar të konsensusit politik. Djali i tij i madh Shotaro, u detyrua të njoftojë dorëheqjen e tij, pas një skandali të publikuar në media kohët e fundit. Ditët e fundit, në fakt, e përjavshmja Shukan Bunshun kishte publikuar një artikull ku përshkruante fotot që z. Shotaro kishte realizuar brenda rezidencës zyrtare të kryeministrit, së bashku me 10 persona të tjerë, mes tyre edhe të afërm, gjatë një viti feste fundviti. Disa nga fotografitë që ishin realizuar në vendet tradicionale të pallatit (ku në përgjithësi mbahen funksione me të ftuar shtetërorë), konsiderohen si mosrespektuese, por jo vetëm, mos respektuese u konsideruan pozat e marra në foto, dhe veshjet e veshura nga të interesuarit, shpjegon e përjavshmja. Për këtë sjellje, të pyetur nga shtypi pak ditë më parë, zëdhënësi i qeverisë kishte raportuar se djali i kryeministrit do të merrte sanksion disiplinor, duke iu përgjigjur edhe një herë akuzave për nepotizëm të formuluara nga mediat japoneze, se vendi i punës i zënë nga 32-vjeçari nuk bazohej në meritat personale dhe në mprehtësinë e tij politike. Edhe në raste të mëparshme z. Shotaro Kishida ishte akuzuar për përzierjen e interesave të tij private me kryerjen e funksioneve publike. Muaj më parë, një tjetër e përjavshme kishte përshkruar se si gjatë udhëtimeve në Londër, Paris dhe Otava, zyrtarisht për të promovuar presidencën e G7 që do të mbahej në Hiroshima të Japonisë, Kishida i Riu (junior) kishte përdorur makinën zyrtare, për të vizituar atraksionet kryesore turistike, dhe për të bërë pazare. Insinuata të refuzuara nga qeveria, sipas të cilave z. Shotaro bëri foto për të përditësuar faqet sociale të prindërve, dhe bleu dhurata, sërish në emër të babait të tij kryeministër.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page