DITA E FUNDIT E ARMËPUSHIMIT MIDIS HAMASIT DHE IZRAELIT | DISKUTOHET PËR FATIN E PENGJEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 27, 2023
- 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Është dita e katërt e armëpushimit në Lindjen e Mesme, e fundit, e rënë dakord, mes Izraelit dhe Hamasit.
Diplomacia po punon për të zgjatur pauzën humanitare në luftime, dhe ndërkohë Hamasi i ka dërguar Tel Avivit listën e pengjeve që do të lirohen sot.
Por sipas zyrtarëve izraelitë, negociata intensive janë duke u zhvilluar për të ndryshuar listën e 11 personave që duhet të lirohen.
Të dielën, 17 pengje u liruan, 13 izraelitë dhe katër të huaj, përfshirë një rus, pas ndërmjetësimit të drejtpërdrejtë nga Moska.
Në këmbim, Izraeli liroi 39 të burgosur palestinezë nga burgjet e tij, të gjithë të mitur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments