DISA NGA NGJARJET E SHËNUARA TË HISTORISË BOTËRORE QË KANË NDODHUR NË 25 GUSHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | 1609: Galileo demonstron teleskopin e tij të parë para ligjvënësve venecianë, duke përfshirë doxhin (sundimtari) i Venecias, Leonardo Donato. 1718: Qindra kolonistë francezë mbërrijnë në Luiziana; themelohet Orlinisi i Ri (New Orleans). 1768: Kapiteni Xheims Kuk (Jmaes Cook) niset nga Plaimauth (Plymouth), Angli, në udhëtimin e tij të parë në bordin e Endeavour, e nisur për në Oqeanin Paqësor. 1894: Shkencëtari japonez Shibasaburo Kitasato zbulon agjentin infektiv të murtajës bubonike, dhe boton gjetjet e tij në The Lancet. 1944: Komandanti gjerman Dietrich von Choltitz i’a dorëzoi Parisin forcave të lira franceze të Philippe Leclerc, duke mos iu bindur urdhrave të Adolf Hitlerit për të shkatërruar qytetin. Presidenti i Qeverisë së Përkohshme të Republikës Franceze Karl de Gol (Charles de Gaulle), mban një fjalim të famshëm në Hôtel de Ville. 1900: Këshilli i Sigurimit i OKB-së autorizon veprime ushtarake kundër Irakut. 1991: Linux lindi kur Linis Torvalds dërgoi një email duke njoftuar projektin e tij për të krijuar një sistem të ri operativ kompjuterik. 1995: Festivali i 16-të i Filmit në Venecia: “Ordet” me regji nga Carl Theodor Dreyer fitoi Luanin e Artë. 1998: Publikohet albumi debutues “The Miseducation”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments